• недела, 23 февруари 2025

Liderët evropianë përgatisin plan për forcat paqësore në Ukrainë me mbështetje të SHBA-së

Liderët evropianë përgatisin plan për forcat paqësore në Ukrainë me mbështetje të SHBA-së

Paris, 23 shkurt 2025 (MIA)  Liderët evropianë po përgatisin plan për forcat paqeruajtëse në Ukrainë me trupat amerikane si "rrjet sigurie", ndërsa presidenti francez Emanuel Makron dhe kryeministri britanik Kir Starmer po përgatiten për ta vizituar presidentin amerikan Donald Tramp në Uashington javën e ardhshme.

Britania e Madhe dhe Franca po zhvillojnë një plan për të vendosur rreth 30.000 paqeruajtës evropianë në Ukrainë nëse Moska dhe Kievi arrijnë një marrëveshje armëpushimi, njoftuan zyrtarët evropianë, raportoi Uoll strit xhurnal.

Megjithatë, plani evropian varet nga ajo nëse presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, pajtohet me një rol të kufizuar për trupat amerikane në atë që zyrtarët britanikë e quajnë "rrjeta sigurie".

Forcat amerikane duhet të ofrojnë mbrojtje për ushtarët evropianë në Ukrainë nëse ata e gjejnë veten në rrezik dhe do ta pengojnë Rusinë nga çdo shkelje e armëpushimit, kanë deklaruar zyrtarë anonimë evropianë të njohur me këtë çështje.

Pallati i Eeliseut dhe Shtëpia e Bardhë kanë konfirmuar dje se presidenti francez Emanuel Makron do të takohet me presidentin amerikan Tramp nesër në Uashington, ndërsa kryeministri britanik Ker Starmer do të jetë në Uashington të enjten. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан