Liderët e VLEN-it në takim për situatën në koalicion dhe zgjedhjet lokale
- Koalicioni VLEN sonte mban takim në Shkup ku pritet të diskutohet për gjendjen brenda koalicionit dhe për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në këtë takim marrin pjesë kryetarët e Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, Besës Bilall Kasami dhe Alternativës Zeqirija Ibrahimi.

Shkup, 11 prill 2025 (MIA) - Koalicioni VLEN sonte mban takim në Shkup ku pritet të diskutohet për gjendjen brenda koalicionit dhe për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në këtë takim marrin pjesë kryetarët e Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, Besës Bilall Kasami dhe Alternativës Zeqirija Ibrahimi.
Para takimit, Taravari në një deklaratë për mediat shkurt tha se nuk do të ketë përçarje brenda koalicionit. I pyetur nga gazetarët se cilat janë pritshmëritë e tij nga takimi i sotëm, Taravari tha se nuk ka pritshmëri, sepse “bëhet fjalë për takim të rregullt të partive”.
Nga ana tjetër, lideri i Lëvizjes Demokratike dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti tha se koalicioni do të dalë me lista të përbashkëta në zgjedhjet e ardhshme lokale, ndërsa lidhur me atë nëse Taravari do të mbetet në VLEN apo do të largohet nga koalicioni, Mexhiti me përgjigje: "Për këtë duhet ta pyesni Taravarin”.
Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nuk ka dhënë deklaratë para takimit, ndërsa kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi tha se bëhet fjalë për takim koordinues të partive nga koalicioni VLEN.
Në deklaratat për media, takimin e sotëm e paralajmëruan Kasami dhe Taravari.
Foto, video: MIA