• четврток, 25 декември 2025

Leh apo Samsunspor - kundërshtarë të mundshëm të Shkëndijës

Leh apo Samsunspor - kundërshtarë të mundshëm të Shkëndijës

Shkup, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Ekipi turk, Samsunspor apo ai polak, Leh Poznanj janë kundërshtarët e mundshëm të Shkëndijës në plejofin e Ligës së konferencave.

Në shortin që është caktuar për më 16 janar të vitit të ardhshëm në Nion do të gjenden 16 ekipe, të cilat e përfunduan fazën grupore nga vendi i 9-të deri në vendin 24.

Shkëndija me 7 pikë e fitoi vendin e 22-të, duke shënuar fitore kundër Sllovan 2-0 dhe Shelburn 1-0, barazim me Jagielonia 1-1, ndërsa pësoi humbje nga AEL Larnaka 1-0 dhe Rajo Valjekano 2-0.

Me plasman në plejofin në Ligën e konferencave, Shkëndija e shënoi suksesin më të madh të futbollit të vendit në skenën evropiane duke u bërë klubi i parë vendor që u plasua në fazën nokaut.

Shkëndija në ndeshjen e parë të plejofit do të jetë nikoqir më 19 shkurt, përderisa revanshet janë caktuar për më 26 shkurt.

Fituesit nga tetë përballjet e plejofit do të sigurojnë plasman në të tetën e finales në Ligën e konferencave. ab/

Foto: ЕPА

Остани поврзан