• сабота, 22 февруари 2025

Lavrov: "Amerika në vendin e parë" i ngjan në mënyrë shqetësuese slloganit të Hitlerit

Lavrov:

Moskë, 4 shkurt 2025 (MIA) - Me ardhjen e Donald Trampit në pushtet, SHBA-ja kaluan drejt konceptit "Amerika në vendin e parë", që ka një ngjashmëri shqetësuese me sloganin "Gjermania në vendin e parë" nga koha e Hitlerit, deklaroi ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov në një artikull për revistën "Rusia në politikën globale". 

"Kalimi drejt konceptit 'Amerika në vendin e parë' ka ngjashmëri alarmante me slloganin nga epoka e Hitlerit 'Gjermania në vendin e parë'. Luajtja në kartën 'vendosja e paqes përmes forcës' mund të shkatërrojë plotësisht diplomacinë. Përveç kësaj, në deklaratat e tilla dhe konstrukte ideologjike nuk ka asnjë gjurmë respekti për detyrimet ligjore ndërkombëtare të Uashingtonit sipas Kartës së KB-së", thotë Lavrov.

Sipas tij, me rikthimin e administratës republikane në krye të SHBA-së me Trampin, interpretimi amerikan i marrëdhënieve ndërkombëtare pas Luftës së Dytë Botërore ka marrë një dimension të ri.

"Në këtë kontekst, një deklaratë të rëndësishme dha sekretari i ri i Shtetit, Marko Rubio në Senat më 15 janar, duke theksuar se rendi botëror i pasluftës jo vetëm se është vjetërsuar, por është kthyer në një armë të përdorur kundër interesave të SHBA-së. Pra, tani jo vetëm që sistemi Jaltë-Potsdam me rolin qendror të KB-së është i padëshirueshëm, por edhe "rendi i bazuar në rregulla", i cili duket se është formë e egoizmit dhe arrogancës së Perëndimit të udhëhequr nga Uashingtoni në këtë epokë të pas Luftës së Ftohtë", përfundoi Lavrov.

Më herët, ministri rus i Punëve të Jashtme deklaroi se "Perëndimi kurrë nuk e ka respektuar parimin e barazisë sovrane të shteteve, të paraparë në Kartën e KB-së". qa/bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан