Lauterbah: Gjermania do të tentojë ta bind Trampin që ta rishqyrtojë vendimin për tërheqjen e SHBA-së nga OBSH-ja
- Gjermania do të tentojë "ta bind presidentin amerikan Donald Tramp që ta rishqyrtojë" vendimin për tërheqjen e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), deklaroi sot ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbah.

Berlin, 21 janar 2025 2025 (MIA) - Gjermania do të tentojë "ta bind presidentin amerikan Donald Tramp që ta rishqyrtojë" vendimin për tërheqjen e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), deklaroi sot ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbah.
"Paralajmërimi i presidentit të ri të SHBA-së se do të tërhiqet nga OBSH-ja është goditje serioze për luftën ndërkombëtare kundër krizave shëndetësore globale", tha Lauterbah.
Trampi mbrëmë nga Shtëpia e Bardhe e ka nënshkruar urdhërin ekzekutiv për tërheqjen nga OBSH-ja, vetëm disa orë pas ndërmarrjes së funksionit.
"Organizata Botërore e Shëndetësisë neve po na grabit. Të gjithë e grabisin SHBA-në, por kjo më nuk do të ndodh", tha Tramp.
Sipas OBSH-së, SHBA-ja është donatori më i madh i organizatës. SHBA-ja siguroi një miliardë e 284 milionë dollarë në vitin 2022 dhe 2023.
Në vitin 2020 Tramp e ka tërhequr SHBA-në nga OBSH-ja, duke e akuzuar organizatën se nuk ka arritur të ballafaqohet me pandeminë e koronavirusit dhe se është marionetë e Kinës. Ditën e tij të parë si president në vitin 2021, Xho Bajden e ka kthyer SHBA-në në OBSH. bsh/
Foto: EPA