Lami: Palestinezët duhet të kenë të ardhme në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor të okupuar
- Shefi i diplomacisë britanike, Dejvid Lami, sot deklaroi se palestinezët duhet të kenë të ardhme në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të okupuar dhe se mbështet një zgjidhje me dy shtete, Palestinë dhe Izrael.

Kiev, 5 shkurt 2025 (MIA) - Shefi i diplomacisë britanike, Dejvid Lami, sot deklaroi se palestinezët duhet të kenë të ardhme në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të okupuar dhe se mbështet një zgjidhje me dy shtete, Palestinë dhe Izrael.
"Ne kemi qenë gjithmonë të qartë në besimin tonë se duhet të ekzistojnë dy shtete. Palestinezët duhet të jetojnë dhe të përparojnë në vendlindjet e tyre në Gazë dhe Bregun Perëndimor", tha ai në konferencën për media gjatë vizitës së tij në Kiev, raportuan mediat britanike.
Lami i bëri komentet pasi presidenti amerikan Donald Tramp propozoi përsëri që palestinezët të lëviznin nga Rripi i Gazës në Egjipt dhe Jordani, gjë që këto vende e refuzuan.
Tramp tha se SHBA-ja do ta "marrë" Rripin e Gazës, duke përshkruar vizionin e tij për zonën si një "riviera e re e Lindjes së Mesme". qa/
Foto: EPA