• среда, 10 декември 2025

Këshilli i prokurorëve publikë pranoi dorëheqjen e prokurorit Mustafa Hajrullahi

Këshilli i prokurorëve publikë pranoi dorëheqjen e prokurorit Mustafa Hajrullahi

Shkup, 9 dhjetor 2025 (MIA) - Këshilli i prokurorëve publikë në seancën e sotme ka sjell vendim për ndërprerje të detyrës ndaj prokurorit publik Mustafa Hajrullahi, ish shefit të Prokurorisë së lartë publike të Shkupit me kërkesë të tij.

Hajrullahi u suspendua pasi Prokuroria Themelore Publike në Shtip ngriti aktakuzë për pesë vepra penale: "keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës" dhe një për "keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar", bazuar në akuzat se në periudhën nga shtatori 2023 deri në tetor 2024, ai përdori autorititen e tij hierarkik për të abuzuar dhe kërcënuar vazhdimisht pesë punonjëse, duke i kërcënuar ato se do t'i "godasë me shqelma" ose "do t'i hedhë nga kati i 6-të" dhe duke u përpjekur t'i detyrojë të nënshkruajnë deklarata se janë manipuluar.

Hajrullahi i hodhi kategorikisht poshtë të gjitha akuzat, duke pretenduar se çështja është tendencioze dhe e sajuar politikisht me qëllim shkarkimin e tij, duke e lidhur procedurën me veprimet e tij në lidhje me bonuset e Prokurorisë speciale.

Në seancën e sotme, Këshilli, ndër të tjera duhet të diskutojë edhe për vendimin për zgjedhjen e kryetarit të ri të Këshillit dhe formimin e një Komisioni për zbatimin e strategjisë së komunikimit dhe transparencës për periudhën 2025-2028.

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан