• петок, 05 декември 2025

Kërkohet zgjidhje për 550-të të punësuarit në Lukoil Maqedoni

Kërkohet zgjidhje për 550-të të punësuarit në Lukoil Maqedoni

Shkup, 12 nëntor 2025 (MIA)- Po kërkohet zgjidhje për 550 punonjësit e filialit të kompanisë ruse “Lukoil” në Maqedoninë e Veriut, pasi ky gjigant energjetik vendosi të shesë asetet e tij jashtë vendit, pas sanksioneve ndaj naftës që vendosi presidenti amerikan.

Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës (KRRE), Marko Bislimoski, deklaroi sot se duhet t’i jepet një shans “Lukoil Maqedoni” dhe se kompania mund të furnizohet me derivatet e naftës edhe nga vende të tjera.

“Kam pasur takim me përfaqësuesin e 'Lukoil Maqedoni', dhe ai do të marrë të gjitha masat që këta punonjës të mos mbeten pa punë. Pra, 'Lukoil' mund të vazhdojë të operojë dhe të sigurojë derivatet e naftës. Deri tani, shumica e furnizimeve vinin nga Bullgaria, por kompania mund të furnizohet edhe nga vende të tjera. Pra, duhet t’i japim shansin që të vazhdojë të punojë, nuk është e nevojshme të furnizohet vetëm nga rafineritë ruse”, tha Bislimovski.

"Lukoil" në Maqedoni ka 40 pika karburanti dhe 10 rezervuare me një kapacitet prej tetë mijë e 320 metra kubë.

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан