• петок, 20 февруари 2026

Kuvendi e zgjodhi përbërjen e re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve

Kuvendi e zgjodhi përbërjen e re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve

 Shkup, 28 janar 2026 (MIA) - Kuvendi në seancën e sotme të 83-të me 83 vota "për" e zgjodhi Bojan Mariçiqin kryetar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Për nënkryetar u zgjodh Abdush Demiri, ndërsa për anëtarë të Komisionit Aleksandar Dashtevski, Angellço Ristov, Svetllana Karapetrova, Boris Kondarko dhe Ditmire Shehu.

 Në vazhdim të seancës për anëtarë të Komisionit dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, deputetët e zgjodhën Limko Bejzaroski dhe Natasha Ahmed. Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka bërë të ditur se kandidatja Xhihan Ahmed ka tërhequr kandidaturën e saj.

 Kuvendi miratoi Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Kodit Penal. Me miratimin e këtij ligji, sipas parashtruesve të VMRO-DPMNE-së në pushtet, hiqen pasojat e mundshme të dëmshme në të ardhmen të ndryshimeve ligjore të këtij kodi të miratuara në shtator të vitit 2023 dhe përmirësohen dispozita të caktuara, duke i harmonizuar ato me standardet evropiane dhe ndërkombëtare që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Deputetët e të Majtës ishin kundër zgjidhjes ligjore, duke argumentuar se miratohet në interes të funksionarëve nga shumica në pushtet.

Deputetët nuk e pranuan projektligjin për ndryshimin e Ligjit të Energjisë të parashtruar nga e Majta me të cilin kërkohet shfuqizimin e Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), ndërsa  kompetencat e tij të kalojnë në Ministrinë e Energjetikës.

 Foto: Printskrin

 

Остани поврзан