• вторник, 16 декември 2025

Kuvendi e konstatoi ndërprerjen e funksionit të prokurorit Kocevski

Kuvendi e konstatoi ndërprerjen e funksionit të prokurorit Kocevski

Shkup, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot para fillimit të seancës së 76-të e informoi Kuvendin se prokurori shtetëror Lupço Kocevski ka parashtruar në Kuvend kërkesë për ndërprerje të funksionit. Konform kësaj kërkesë, siç tha, debati rreth shkarkimit të tij do të ishte i pakuptimtë, kështu që kjo pikë në rendin e ditës nuk do të shqyrtohet.

Paraprakisht sot në deklaratën për mediar Kocevski njoftoi se ka dhënë dorëheqje të pëarevokueshme të funksionit. Propozimi për dorëheqjen e tij që duhej të shqyrtohej në seancën e 76-të e vlerësoi si vendim politik. Tha se nga funksioni që e ka kryer më pak se dy vite "largohet krenar me kokën lartë, por edhe me zhgënjim për shkak të mosrespektimit të dukshëm të parimeve mbi të cilat shtrihet shteti juridik". Dëshmi për atë, siç theksoi, është ajo që madje sot në orën 10, një orë para mbledhjes së caktuar për shkarkimin e tij, i është dorëzuar ftesa për prani, ndërkaq nuk i është parashtruar as propozimi për shkarkim.

Qeveria në Kuvend para disa ditëve dorëzoi propozim për shkarkim të prokurorit publik, në të cilin theksohet se shkarkimi i Kocevskit kërkohet për shkak të - gabimeve të mëdha të bëra profesionale gjatë kryesimit me Prokurorinë publike; paraqitjen e paautorizuar të informatave dhe të dhënave për lëndë gjyqësore me çka e ka shkelur obligimin për mbrojtje të fshehtësisë së procedurës së konstatuar me Ligj; shkelje të imazhit të Prokurorisë publike dhe imazhit të tij personale në tërësi duke mos vepruar në pajtim me obligimet e parapara në Kushtetutë, ligje dhe marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në pajtim me Kushtetutën. 

Kuvendi seancën e 76-të do ta vazhdojë në ora 12: 30 për shkak të kërkesës së Rina Ajdarit nga ASH që materialet të përkthehen në gjuhën shqipe, në çka kryetari i Kuvendit, Afim Gashi tha se të gjitha materialet që kanë vijnë janë dhënë për përkthim dhe kjo mund të verifikohet në sistemin e e-parlament. Paraprakisht për arritjen e vonuar të materialeve, gjegjësisht ligje për këtë seancë reagoi edhe Borisllav Kërmov, koordinator i Të Majtës. mb/

Fotoi: printskrin

Остани поврзан