• недела, 22 декември 2024

Kuvend i jashtëzakonshëm i FFM-së, Omeragiqi kandidat i vetëm

Kuvend i jashtëzakonshëm i FFM-së, Omeragiqi kandidat i vetëm

Shkup, 22 dhjetor 2024 (MIA) - Kuvend i jashtëzakonshëm për zgjedhje të kryetarit të ri të Federatës së futbollit të Maqedonisë (FFM) u caktua për sot në Shkup.

Kuvendi i jashtëzakonshëm ishte caktuar për 17 nëntor, pasi Muamed Sejdini dha dorëheqje në funksionin e kryetarit të FFM-së.

Kandidat i vetëm për pasardhës të tij është ish futbollisti i Slloga Jugomagnatit (tani Shkupi) dhe Vardarit, Masar Omeragiq.

Komisioni për zgjedhje dhe verifikim në kuadër të FFM-së në fillim të dhjetorit e ka pranuar propozimin e Federatës komunale të futbollit të Sveti Nikolës për përkrahje të kandidaturës së Omeragiqit për kryetar të FFM-së.

Sejdini ishte në krye të FFM-së nga marsi i vitit 2019. Në vitin 2021 ka fituar mandat katërvjeçar, i cili duhej të përfundojë në mars të vitit të ardhshëm. bsh/

Foto: FFM

Остани поврзан