Kurti: Marrëdhëniet me SHBA-në janë më të mira se kurrë
- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për herë të parë i është përgjigjur kritikave të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Riçard Grenell i cili së fundmi e quajti atë partner jo të besueshëm për Uashingtonin.

Prishtinë, 7 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për herë të parë i është përgjigjur kritikave të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Riçard Grenell i cili së fundmi e quajti atë partner jo të besueshëm për Uashingtonin.
Kurti në një intervistë për mediat kosovare theksoi se marrëdhëniet midis Kosovës dhe SHBA-të aktualisht janë në nivelin më të lartë që nga shpallja e pavarësisë. Sipas tij, komentet e Grenellit janë më shumë rezultat i interpretimeve mediatike se sa deklaratave të drejtpërdrejta.
Grenell me 3 shkurt përmes publikimit në Iks publikoi se "Qeveria e Kurtit ishte e lëkundur gjatë mandatit të parë të Trampit, ndërsa e njëjta gjë ishte edhe gjatë administratës së Bajdenit". Ai akuzoi Kurtin për atë që kompanitë amerikane bashkëpunojnë me Shqipërinë dhe me Serbinë, por jo dhe me Kosovën. rq/
Foto: EPA