• сабота, 22 февруари 2025

Kurti: Kur e ke kojshinë e keq, duhet të mbash moralin lart dhe pushkën plot

Kurti: Kur e ke kojshinë e keq, duhet të mbash moralin lart dhe pushkën plot

Prishtinë, 5 shkurt 2025 (MIA) - Në tubimin parazgjedhor në Podujevë, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, mbrëmë tha se kthimi i qytetarëve nga diaspora veçse ka nisur dhe se do të rritet vitet në vijim. Ai tha se duhet bërë përgatitje për kthimin e tyre dhe shprehu bindjen se do të ketë rritje të numrit të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit e që do të vijnë në Kosovë për të votuar më 9 shkurt, njofton Koha.

“Kur kanë shkuar në vitet e 90-ta këtu ka qenë terrori i Serbisë, okupimi, aparteidi. E kur kanë shkuar në Gjermani atëherë azilin ua kanë pranuar menjëherë, banesën ua kanë dhanë. Gjermania ka lulëzuar se u bashkua e u shndërrua në motorin e industrisë evropiane. Mirëpo sot, Kosova po lulëzon e fatkeqësisht ekonomia në Gjermani është buzë recesionit”, ka thënë Kurti.

E për këtë kthim të bashkatdhetarëve, Kurti ka thënë se duhet bërë përgatitje. 

"Duhet të jemi të përgatitur për punën e tyre, për dijen e tyre, për investimet e tyre, për fitimin e tyre bashkë me neve. Atdheun e tyre ta lulëzojmë, ta bëjmë më të përparuar e t`i kalojmë edhe vendet jo vetëm të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.

Kurti është shprehur i bindur edhe me rritjen e numrit të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit e që do të vijnë në Kosovë për të votuar më 9 shkurt. 

“Kësaj radhe duket që do të thyhet edhe rekordi i vitit 2021, kur patën ardhur ma së shumti bashkatdhetarët tanë".  

Kurti, duke iu referuar pushtetit të tij, ka thënë se qytetarët e dinë se kush e mbron Kosovën cep më cep. (“Cep më cep” është edhe slogani i kësaj partie për këto zgjedhje).

“Populli e di fort mirë se kush e mbron cep më cep Kosovën, komunë për komunë nga shteti agresor e gjenocidal i Serbisë i cili ka pas dikur struktura ilegale. Por një nga një e të gjitha ato me fuqinë e ligjit të drejtë, me shtetin tonë të pavarur e demokratik i kena shporr njëherë e mirë e përgjithmonë”, ka thënë ai.

Siç tha, këtë e ka arritur edhe me ndihmën e kryetarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në komunat kufitare me Serbinë. 

"Por, ato partitë e tjera në këto komunat kufitare kishte me qenë problem, më besoni sepse ata i thonë Serbisë "kuptoj". Nuk ka "kuptoj" me fqinjin e keq. Kur e ke fqinjin e keq duhet ta mbash moralin lart dhe pushkën plot”, tha Kurti, njoftoi Koha. qa/

 

Тагови

Остани поврзан