• петок, 21 февруари 2025

"Ku zemra është në shtëpi": Aerodromi është nikoqiri i parë i serisë së vizitave në terren të Ministrisë së Vetëqeverisjes lokale

Shkup, 7 shkurt 2025 (MIA) - Komuna e Aerodromit sot ishte nikoqire e parë e serisë së vizitave të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale “Ku zemra është në shtëpi”. Kjo nismë synon të ofrojë një kuptim të drejtpërdrejtë të sfidave dhe nevojave reale të vetëqeverisjeve lokale dhe qytetarëve, me fokus në gjetjen e zgjidhjeve të përshtatshme për tejkalimin e tyre dhe arritjen e një progresi më të madh.

Në vizitë morën pjesë ministri Zlatko Perinski, zëvendësministri Erxhan Selimi, u.d. kryetari i komunës Dejan Miteski, kryerari i Këshillit komunal, Lupço Ackovski dhe anëtarë të Këshillit, kumtoi Ministria për vetëqeverisje lokale. 

Ministri Perinski theksoi se si banor i Aerodromit e njeh mirë gjendjen e komunës, si dhe është i vetëdijshëm për sfidat dhe nevojat e komunës dhe qytetarëve. 

 

 

Nesër në kuadër të "Ku zemra është në shtëpi" në Komunën e Aerodromit, ministri Perinski do të ketë takim me përfaqësues të sektorit të biznesit dhe organizatave joqeveritare, punëtorëve të kulturës dhe sportit, si dhe janë të mirëseardhur të gjithë qytetarët që kanë pyetje, propozime dhe sugjerime drejt përparimit më të madh të Komunës. Takimi do të mbahet në ora 12:00 në SHFK “Ljuben Lape”. ls/

Foto: Ministria e vetëqeverisjes lokale

 

 

Остани поврзан