KSHZ: Nga 80,85 % të votave të numëruara për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski - 59,41%, Amar Mecinoviq 34,80%
- – Nga 80,85 për qind të votave të numëruara nga votat për kryetar të Qytetit të Shkupit në rrethin e parë, sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e KSHZ-së, kandidati i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit Orce Gjorgjievski ka 75 368 vota ose 59,41 për qind të numrit të përgjithshëm të votave, përkundër kandidatit të partisë E majta, Amar Mecinoviq me 44 149 vota ose 34,80 për qind të numrit të përgjithshëm të votave.
Shkup, 2 nëntor 2025 (MIA) – Nga 80,85 për qind të votave të numëruara nga votat për kryetar të Qytetit të Shkupit në rrethin e parë, sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e KSHZ-së, kandidati i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit Orce Gjorgjievski ka 75 368 vota ose 59,41 për qind të numrit të përgjithshëm të votave, përkundër kandidatit të partisë E majta, Amar Mecinoviq me 44 149 vota ose 34,80 për qind të numrit të përgjithshëm të votave.
Dalja në rrethin e dytë për kryetar të Qytetit të Shkupit është 33,08 për qind. Nga gjithsej 474.304 votues të regjistruar në listën zgjedhore, votuan 126 867 qytetarë.
Në rrethin e parë për kryetar të Shkupit jehona ishte 49,04% nga numri i përgjithshëm i regjistruar i votuesve në listën zgjedhore. Gjorgjievski në rrethin e parë fitoi 91 663 vota ose 39,41 për qind të votave, përderisa kandidati i partisë E majta, Mecinoviq 30 665 vota ose 13,18 për qind të numrit të përgjithshëm të votave. fc/
Foto: KSHZ printskrin