• петок, 05 декември 2025

KSHZ: Jehona në rrethin e dytë të zgjedhjeve deri në ora 9 është 2,88 për qind

KSHZ: Jehona në rrethin e dytë të zgjedhjeve deri në ora 9 është 2,88 për qind

Shkup, 2 nëntor 2025 (MIA) - Jehona në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale deri në ora 9 është 2,88 për qind, ndërsa kanë votuar 22 379 qytetarë, publikoi në konferencën për shtyp kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Boris Kondarko, Në nivel të Qytetit të Shkupit jehona për zgjedhje të kryetarit është 2,46 për qind.

"Vendvotimet janë hapur me kohë dhe në mënyrë të rregullt, votimi vijon siç duhet. Procedura zhvillohet në rregull, nuk kemi asnjë problem deri më tani me materialin zgjedhor as me veprimin e dispozitave zgjedhore", tha Kondarko në konferencë për shtyp.

Ai njoftoi se vetëm në Dojran në vendvotimin 0385 për shkaqe teknike me smart kartelë të pajisjes për identifikim biometrik ka pasur ngecje, por problemi është zgjidhur dhe votimi vijon pandërprerje.

Kondarko paralajmëroi se gjatë ditës KSHZ-ja do të vizitojë disa vendvotime dhe komisioni komunale zgjedhore sipas vlerësimit të tij dhe pa paralajmërim paraprak me qëllim që ta monitorojë rrjedhjen e zgjedhjeve. edhe pas orës 19 ekipe të KSHZ-së paparalajmëruar do të jenë në vende të caktuara ku do të monitorojnë edhe numërimin e votave, me qëllim transparencën më të madhe dhe vijueshmërinë e punës. 

Rekomandimi i KSHZ-së mbetet që e gjithë përbërja e këshillit zgjedhor të jetë e pranishme në procesin e numërimit.

"KSHZ është në komunikim të vazhdueshëm me Komisionin për mbikëqyrjen e procesit zgjedhor të Zyrës së Prokurorit publik gjatë gjithë ditës për arsye parandaluese, nëse ka ndonjë nevojë gjatë votimit ose numërimit, ata do ta informojnë atë. KSHZ-ja gjithashtu do të dorëzojë materiale zgjedhore konfidenciale nëse është e nevojshme.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, votimi për kryetarë komunash po zhvillohet sot në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit në 1.771 vendvotime. Deri në orën 19:00, të drejtën e tyre të votës mund të ushtrojnë 1.013.375 votues, përfshirë 474.304 votues në Qytetin e Shkupit.

Konferenca e ardhshme për shtyp e KSHZ-së është në orën 11:30. Rezultatet fillestare jozyrtare do të shpallen pas orës 20:00, ndërsa rreth orës 23:00 do të mbahet një konferencë për shtyp. mb/

Foto: Printskrin 

 

Остани поврзан