• петок, 20 декември 2024

KSHZ do të vendosë për ankesën e Frontit Evropian

KSHZ do të vendosë për ankesën e Frontit Evropian

Shkup, 27 maj 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot duhet të vendosë për ankesën e Frontit Evropian për rivotim në Vendvotimin 2101 në fshatin Llërcë në Komunën e Zhelinës.

Për rivotimin më 22 maj në shtatë vendvotime në njësinë e pestë dhe të gjashtë zgjedhore, në KSHZ nuk kishte ankesa të tjera.

Për vendimin e KSHZ-së kandidatët kanë të drejtë padie në Gjykatën Administrative e cila, duhet të vendosë në afat prej 48 orëve pas pranimit të padisë.

Pas riviotimit në vendvotimin 2101 në Llërcë, Zhelinë, Koalicioni "Fronti Evropian" humbi një deputet në krahasim me rezultatet nga 8 maji, përderisa Koalicioni VLEN fitoi një mandat të deputetëve.

Sipas rezultateve të para pas rivotimit në shtatë vendvotime në njësitë zgjedhore 5 dhe 6 të zgjedhjeve parlamentare 2024, koalicioni "Maqedonia juaj" e udhëhequr nga VMRO-DPMNE mbetet me 58 mandate, ndërsa koalicioni "Fronti Evropian" me në krye BDI-në humbi një deputet dhe tani ka 18 mandate, njëjtë si koalicioni për "Ardhmërinë evropiane" të udhëhequr nga LSDM me 18 mandate. Koalicioni "VLEN" pas rivotimit fitoi një deputet më shumë dhe tani ka 14, ndërsa Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë dhe E Majta mbeten me nga gjashtë deputetë. fc/

  

 

Остани поврзан