• петок, 05 декември 2025

KSHZ: Deri në orën 17 votuan 39,28 për qind, në Shkup 28,52

KSHZ: Deri në orën 17 votuan 39,28 për qind, në Shkup 28,52

Shkup, 2 nëntor 2025 (MIA) – Deri në orën 17 dalja në Shkup është 28,52 për qind, ndërsa në të gjitha komunat në shtet ku votohet në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale përqindja e votuesve që dolën në votim është 39,28, njoftoi në konferencë për media Radica Todorovska Aleksovska, zëdhënëse e KSHZ-së. Jehonë më të madhe të votimit ka në Konçe (64,44), ndërsa më e vogla në Saraj 8,77 për qind. 

Në Shkup deri në orën 17 dolën 28,52 për qind gjegjësisht 134.586 votues në bazë të 99,56 për qind nga të dhënat e mbërritura deri në KSHZ për gjithsej 682 vendvotime. 

Në komunat e Shkupit, dalja në votime ishte: Aerodrom 36 për qind; Butel 22,90 për qind; Gazi Babë 25,79 për qind; Gjorçe Petrov 29 për qind; Karposh 40,73 për qind; Kisella Vodë 34,48 për qind; Saraj 8,77 për qind; Qendër 39,44 për qind; Çair 12,08 për qind dhe Shuto Orizarë 26,10 për qind.

Në krahasim me rrethin e parë, jehona në kryeqytet deri në orën 17 është më e vogël, sepse para dy javëve dolën 39,62 për qind. 

Në nivel të shtetit, deri në orën 17 jehona është 39,28 për qind gjegjësisht gjithsej votuan 279.241 votues prej 96,94 për qind të të dhënave nga vendvotimet që mbërritën deri në KSHZ. 

Sipas komunave statistikat janë si në vijim: Aerodrom 36 për qind; Bogovinë 34,53; Bërvenicë 48,87; Vallandovë 53,23; Vinicë 40,68; Dibër 35,91; Debërcë 51,04; Demir Kapi 62,71; Dojran 62,96; Dollnen 45,69; Zërnovc 45,77; Karposh 40,73; Kërçovë 48,63; Konçe 64,44; Koçan 34,04; Krushevë 61,89; Kumanovë 27,72; Llozovë 62,78; Makedonska Kamenicë 45,49; Makedonski Brod 46,95; Mogillë 39,81; Negotinë 46,03; Probishtip 61,25; Rankovcë 58,03; Rosoman 63,58; Strugë 35,42; Studeniçan 38,82; Tetovë 39,74; Qendër 39,38; Çeshinovë-Obleshevë 49,80, Çuçer Sandevë 51,13 dhe Shuto Orizarë 25,82 për qind.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, deri në orën 17:00 dalja më e lartë e votuesve ishte në Konçe (64,44), si dhe në Dojran (62,96), Demir Kapi (62,71), Krushevë (61,89) dhe Rosoman (63,58), ndërsa dalja më e ulët e votuesve ishte në Saraj (8,77), Shuto Orizari (25,82) dhe Kumanovë (27,72).

Todorovska Aleksovska njoftoi se deri në këtë konferencë për media deri në KSHZ nuk ka denoncime për parregullsi më të mëdha dhe nuk ka arritur ndonjë informacion nga ndonjë vendvotim se votimi do të vazhdojë pas orës 19. fc/

Foto: printskrin, KSHZ

 

 

 

 

 

 

Остани поврзан