Kryqi i Kuq ka marrë nga Ambasada e SHBA-së një automjet operativ mobil
- Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot si donacion nga Ambasada e SHBA-së në vend ka marrë një automjet mobil operativ.

Shkup, 19 shkurt 2025 (MIA) - Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot si donacion nga Ambasada e SHBA-së në vend ka marrë një automjet mobil operativ.
Siç informuan nga Kryqi i Kuq në ngjarje, automjeti operativ mobil paraqet qendër operative mobile komunikuese dhe do të mundësojë përballje dhe vendime të shpejta dhe efikase për veprim në gjendje krize, ndërlidhje me të gjitha institutucionet e përfshira në sistemin për menaxhment të krizës, si dhe me ekipet mobile në terren. Automjeti është i pajisur me pajisje më të sofistikuar për komunikim me të gjitha institucionet, në brendësi të së cilës ka tetra radio stacione, dron me kamerë termike, internet satelitor, furnizim me rrymë. Automjeti mund të përdoret në zjarre për kërkim të personave të humbur.
Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Sait, theksoi se ky mjet paraqet përmbajtje shtesë për ta, duke rritur aftësitë e tyre operacionale në përballjen me fatkeqësitë dhe një mundësi për të përmirësuar kapacitetet partnere të organizatës për bashkëpunim me institucionet e sistemit. Ai thekson se si përfitim përfundimtar, mjeti do të përmirësojë sistemin e shtetit në përballimin e krizave dhe fatkeqësive.
"Na lejon të marrim vendime më të shpejta në terren, komunikim dhe koordinim më të shpejtë me qendrat operacionale në vend, dhe sigurisht një mundësi që na jep e gjithë kjo pajisje është mundësi shtesë që krijon për bashkëpunim me platformat rajonale, dhe veçanërisht do të veçoja platformën Iks-tok, e cila u krijua dy vjet më parë dhe i referohet bashkëpunimit që kompanitë kombëtare nga rajoni kanë shtuar në fushën e softuerit të shpejtë dhe të përditshëm në fushën e komunikimit", ka thënë Saiti.
Ambasadorja e SHBA-së në RMV, Anxhela Ageler theksoi se është shumë e kënaqur që pikërisht ky automjet mobil operativ do t'i ndihmojë Qendrës për Menaxhim me Kriza, që është kyçe për përgjigje të krizave.
"Të gjithë e dini shumë mirë se sa e rëndësishme është kjo dhe sa e rëndësishme është të përgatitemi për kriza. Përgatitja është një pjesë urgjente dhe kritike e menaxhimit të krizave dhe ne jemi të bindur se mjeti operativ i lëvizshëm do të kontribuojë në këtë. Ju e mbani mend nga vera e kaluar, me zjarret, sa e rëndësishme është të jeni të përgatitur dhe prandaj jemi të kënaqur dhe të nderuar që jemi pjesë e përpjekjeve tuaja për menaxhimin e krizave. Sot është një ditë e bukur, ne mezi presim ta shohim automjetin në veprim, fjalë për fjalë do të shpëtojë jetë", tha Ageler.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov theksoi se ky donacion do ta përforcojë sistemin e përgjithshëm maqedonas për menaxhim me kriza, sepse, siç tha do të jenë ndihmë e madhe për gjithë sistemin. mb/
Foto: MIA