Kryetarja e autorizuar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani paralajmëroi vazhdimin e punëve për zhvillim të metropolit
- Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kryetare e autorizuar, nga dje pasdite është Anuela Ristani.

Tiranë, 12 shkurt 2025 (MIA) - Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kryetare e autorizuar, nga dje pasdite është Anuela Ristani.
Lajmin e ka bërë të ditur komuna e Tiranës, por edhe vetë Ristani, pas takimit të dytë që gjatë ditës së djeshme, me pesë zëvendëskryetarët e bashkive dhe kryetarin e Këshillit të Komunës së Tiranës i realizoi kryeministri Edi Rama në hapësirat e bashkisë.
Ristani (43) e lindur në Tiranë, shkollimin e mesëm e kreu në Shqipëri dhe SHBA, ndërsa ka diplomuar për biznes në universitetin amerikan në Bullgari.
Ajo mbrëmë foli në ceremoninë e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet i Shqipërisë e mbajtur në Pallatin e brigadave. Ajo foli për arritjet që e kanë transformuar kryeqytetin, ndërsa theksoi se puna për zhvillimin e Tiranës nuk do të ndalet. qa/
Foto: Ristani FB