• сабота, 22 февруари 2025

Kryetari i Senatit u bë president i përkohshëm i Rumanisë

Kryetari i Senatit u bë president i përkohshëm i Rumanisë

Bukuresht, 11 shkurt 2025 (MIA) - Gjykata Kushtetuese e Rumanisë emëroi kryetarin aktual të Senatit, Ilie Bolozhan për president të përkohshëm të vendit, njoftojnë mediat lokale. Ai do të marrë funksionin nesër.

Pritet që Bolozhan deri në fund të ditës të largohet nga pozicioni i liderit të Partisë Kombëtare Liberale, pasi presidenti i Rumanisë nuk lejohet të jetë anëtar i asnjë partie politike.

Ky vendim vjen pas dorëheqjes së djeshme të presidentit aktual, Klaus Johanis. rq/

Foto: EPA

Остани поврзан