• среда, 10 декември 2025

Kryerevizori shtetëror Acevski është takuar me kolegun shqiptar

Kryerevizori shtetëror Acevski është takuar me kolegun shqiptar

Tiranë, 9 dhjetor 2025 (MIA) - Kryerevizori shtetëror Maksim Acevski, i shoqëruar nfa delegacioni zyrtar i institucionit, dje në Tiranë realizoi takim me kryetarin e Entit shtetërir të revizionit, Arben Shehu.

Në delegacion, siç njoftoi Shehu në Fejsbuk, kanë qenë zëvendës-revizori i përgjithshëm Orhan Ademi, këshilltarja Tanja Janevska dhe revizorja Hristina Dabeska.

Gjatë takimit, Shehu dhe Acevski vlerësuan bashkëpunimin midis dy institucioneve supreme të auditimit deri më sot, duke theksuar rëndësinë e forcimit të partneritetit dhe shkëmbimit profesional.

"Ndër të tjera, ramë dakord që revizionet paralele mbeten një nga format më efektive të bashkëpunimit, pasi ato trajtojnë tema me ndjeshmëri të lartë publike dhe ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e institucioneve dhe shërbimeve për qytetarët", shkroi Shehu.

Ai shtoi se përfaqësuesit e zyrave të auditimit të të dy vendeve shprehën angazhimin e tyre për të vazhduar projektet e përbashkëta dhe për t'i zgjeruar ato, me qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike. mb/

Foto: FB i Arben Shehut

Остани поврзан