• сабота, 17 јануари 2026

Kryeministri Mickoski mori pjesë në hapjen e sallës sportive tërësisht të rikonstruktuar në Kratovë

Kryeministri Mickoski mori pjesë në hapjen e sallës sportive tërësisht të rikonstruktuar në Kratovë

 Kratovë, 16 janar 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski, së bashku me kryetarin e Komunës së Kratovës, Todorçe Nikollovski, dhe zëvendëskryetarin e Qeverisë përgjegjës për sistemin politik, Lupço Dimovski, morën pjesë në hapjen e sallës sportive të rindërtuar plotësisht në Kratovë.

 Sipas Mickoskit, prania e tij, e zëvendëskryetarit të Qeverisë, përfaqësuesve të tjerë të qeverisë dhe deputetëve në Kuvend, është një mesazh jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kratovën dhe banorët e Kratovës se si Qeveri do të vazhdojnë të mbështesin projektet që u nevojiten banorëve të kësaj komune.

"Disa projekte realizohen nga mjetet që si Qeveri, i kemi ridrejtuar nga buxheti qendror te komunat dhe ai proces do të vazhdojë edhe në vitet në vijim. Interesi ynë si Qeveri është interesi i qytetarëve. Do të realizojmë gjithçka që përfaqëson nevojën e tyre. Është një nder i madh të vëmë në funksion këtë objekt të mrekullueshëm dhe të shohim shumë më tepër sportistë dhe talente të dalin nga ky objekt sportiv", tha kryeministri Mickoski.

 Sipas kryetarit të Komunës së Kratovës, Todorçe Nikollovski, ky projekt edhe një herë konfirmoi se investimi në sport dhe krijimi i kushteve për sport është investimi më i mirë dhe i dobishëm për të gjitha brezat.

 Ai shtoi se me mbështetjen e Qeverisë, po punohet në disa projekte të tjera kapitale në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve dhe infrastrukturës rrugore.

 Foto: printskrin

 

Остани поврзан