• сабота, 22 февруари 2025

Kryeministri kanadez Trudo paralajmëroi kundër tarifa për SHBA-në

Kryeministri kanadez Trudo paralajmëroi kundër tarifa për SHBA-në

Otavë, 2 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri kanadez Xhastin Trudo tha mbrëmë se Kanadaja do të vendosë tarifë prej 25 për qind për mallrat amerikane në vlerë prej 155 miliardë dollarë kanadezë (106.5 miliardë dollarë amerikan) si përgjigje ndaj tarifave amerikane.

"Tarifat për 30 miliardë dollarë kanadezë do të hyjnë në fuqi të martën, ndërsa 125 miliardë dollarët e mbetur në dollarë kanadezë do të vendosen brenda 21 ditëve", tha Trudo në një konferencë për shtyp.

Presidenti amerikan Donald Tramp nënshkroi më herët një dekret që vendos tarifa prej 25 për qind për të gjitha mallrat nga Kanadaja dhe Meksika duke filluar nga e martja, me përjashtim të produkteve kanadeze energjetike, të cilat do t'i nënshtrohen një tarife prej 10 për qind.

Trudo paralajmëroi se tarifat do të dëmtonin SHBA-në, një aleat prej kohësh. Ai u bëri thirrje kanadezëve që të blejnë produkte kanadeze dhe të shkojnë në pushime në vendlindjen e tyre në vend të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai shtoi se po shqyrtohen edhe disa masa jotarifore, duke përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me mineralet kyçe, furnizimin e energjisë dhe partneriteteve tjera.

Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi të premten se "asgjë nuk do ta ndalojë të vendosë tarifa prej 25 për qind në të gjitha produktet e Kanadasë dhe Meksikës", duke shtuar se mallrat nga Kina do të kenë 10 për qind më shumë tarifa sesa kanë aktualisht. sa/

foto: Skrinshot

Остани поврзан