Kryeministri i krahinës së Bavarisë për përplasjen e një automobili në demonstrues në Mynih: Me siguri bëhet fjalë për sulm
- Kryeministri i Krahinës së Bavarisë, Markus Soder, në lidhje me incidentin, ku një shofer në mëngjes është përplasur në demonstrues në Mynih, me ç'rast janë lënduar të paktën 28 persona, tha se me siguri bëhet fjalë për sulm.

Mynih, 13 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri i Krahinës së Bavarisë, Markus Soder, në lidhje me incidentin, ku një shofer në mëngjes është përplasur në demonstrues në Mynih, me ç'rast janë lënduar të paktën 28 persona, tha se me siguri bëhet fjalë për sulm.
Soder, i cili gjendet në vendin ku ka ndodhur incidenti, u tha gazetarëve se "mendimet e tij janë me viktimat nga sulmi".
"Diçka duhet të ndryshojë në Gjermani dhe atë shpejtë", tha Soder.
Shoferi i automobilit, i cili u arrestua nga organet e rendit, është një afgan 24-vjeçar, kërkues i azilit, shkruan gazeta "Frankfurter algemajne cajtung", duke iu referuar policisë.
Dy nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë, njoftoi DPA.
Ministri bavarez i Punëve të Brendshme, Joakim Herman deklaroi se shoferi 24-vjeçar edhe paraprakisht ka qenë i njohur për policinë për shkak të lidhjeve të tij me drogë dhe vjedhje.
Pjesëtarët e policisë ende janë në terren.
Në Mynih janë rritur masat e sigurisë, duke marrë parasysh se nesër fillon Konferenca e Sigurisë, ku marrin pjesë shumë përfaqësues zyrtarë nga tërë bota. bsh/
Foto: EPA