• сабота, 22 февруари 2025

Kryeministri britanik: Evropa duhet të ndërmerr rol më të madh në NATO

Kryeministri britanik: Evropa duhet të ndërmerr rol më të madh në NATO

Londër, 16 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri britanik, Kir Starmer mbrëmë tha se Evropa duhet të ketë rol më të madh në NATO dhe se vendi i tij do të punojë për t'i mbajtur SHBA-në dhe Evropën së bashku dhe se nuk duhet të lejojnë që ndarjet t'i pengojnë për ballafaqim me armiqtë e jashtëm, njoftoi Bi-Bi-Si.

Komenti i Starnerit erdhi pasi përfaqësuesi i presidentit amerikan për Ukrainë, në Konferencën e Sigurisë në Mynih paraprakisht tha se për Evropën nuk ka vend në tryezën e negociatave paqesore për Ukrainën.

Pritet që gjatë ditëve të ardhshme përfaqësues të lartë të administratës së presidentit amerikan, Donald Tramp të fillojnë negociata paqesore me negociatorë rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite.

Franca bisedon me aleatë të saj për mundësinë për mbajtjen e takimit joformal të liderëve evropianë për Ukrainën, ndërsa katër diplomatë evropianë deklaruan se takimi me siguri do të mbahet nesër.

Sipas Si-En-En, pritet që Starmeri të marrë pjesë në takimin në Paris.

"Evropa duhet të ndërmarrë rol më të madh në NATO derisa punojmë me SHBA-në për ta siguruar ardhmërinë e Ukrainës dhe t'i kundërshtohemi kërcënimit nga Rusia". tha Starmer, njoftoi Bi-Bi-Si-ja.

Trampi të premten tha se Starmeri planifikon ta vizitojë SHBA-në gjatë javëve të ardhshme dhe do të takohet me të. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан