• сабота, 22 февруари 2025

Kryebashkiaku i Tiranës mbetet në paraburgim

Kryebashkiaku i Tiranës mbetet në paraburgim

Tiranë, 13 shkurt 2025 (MIA) - Gjykata Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit mbrëmë vonë e konfirmoi masën e miratuar më parë, me të cilën kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, mbetet në paraburgim. Veliaj do ta vuajë paraburgimin në burgun e Durrësit.

Në gjykatë ishte më shumë se 7 orë ku përveç Veliaj u mor në pyetje edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenë, ndërsa trupi gjykues prej dy orësh ka vendosur rreth masave. 

 Xoxës masa "arrest shtëpiak" i është zëvendësuar me "paraqitja dy herë në muaj në gjykatë" ndërsa i është marrë edhe pasaporta dhe i është ndaluar lëshimi i vendit. 

Njërit nga biznesmenët i është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa për të tjerët është konfirmuar masa e parë për paraqitje në gjykatë. 

Avokatët e Veliajt kanë kërkuar lirimin nga paraburgimi me garancion, por ishte refuzuar për shkak të mundësisë së arratisjes nga vendi. 

Veliaj (46) i cili është kryebashkiaku i Tiranës në tre mandatet e fundit, u arrestua të hënën nën akuzën për korrupsion aktiv dhe pasiv, pastrim parash dhe pronësi të padeklaruar, pas së cilës i është caktuar masa e "paraburgimit". 

 Në reagimin në rrjetet sociale, nga burgum ai shprehu pakënaqësinë e tij nga procesi aktual, duke e quajtur të pa drejtë dhe absurd, duke shtuar se "as ai, as anëtarët e familjes së tij nuk kanë asnjë lidhje me fjalën korrupsion". 

 Gjatë ditës, gjatë gjithë debatit, para gjykatës ishin të punësuarit në administratën e bashkisë, si dhe qytetarë, në shenjë mbështetje. qa/ 

Foto: Veliaj FB

 

Остани поврзан