• сабота, 22 февруари 2025

Kroacia - Sot bojkotohen furrat dhe prodhimet e furrave nga nesër bojkoti i një zinxhiri të ri tregtar

Kroacia - Sot bojkotohen furrat dhe prodhimet e furrave nga nesër bojkoti i  një zinxhiri të ri tregtar

Zagreb, 14 shkurt 2025 (MIA) - Në thirrjen e platformës "Alo inspektor", sot në Kroaci mbahet bojkoti një ditësh i dyqaneve, që këtë herë në thirrje të nxënësve të shkollave të mesme përfshin edhe bojkotin e furrave dhe të gjitha produkteve të furrave në të gjitha vendet shitëse, lajmëroi Hina. "Bojkoti vazhdon, konsumatorët duan të bojkotojnë blerjet dhe të ulin shpenzimet dhe dërgojnë mesazh te të gjithë që punojnë në rritjen e çmimeve", tha mbrëmë Josip Kelemen, këshilltar i platformës "Alo inspektor", në konferencën për media, duke përmendur se nuk do të tregojë se bojkoti po ndalet, sepse edhe të rinjtë thonë se duhet të vazhdojë.

Platforma vlerëson se tregtarët deri tani kanë humbur mbi 100 milionë euro për shkak të bojkotit.

"Nëse e dimë se ka më shumë se 100 milionë euro më pak në arkat e zinxhirëve të shitjes me pakicë, nëse e dimë se zëri i konsumatorëve është dëgjuar, nëse e dimë se të paktën disa sisteme të kontrollit të tregut janë aktivizuar në Kroaci dhe nëse e dimë se janë lëshuar në përdorim shumë promovime dhe lëshime, kjo është shenjë se ne vetë jemi vetëdijësuar për konsumin dhe se dëgjohet zëri ynë".

Të mërkurën, platforma u bëri thirrje konsumatorëve përmes faqes së tyre të Fejsbukut ta mbështesin nismën e nxënësve të shkollave të mesme dhe ta bojkotojnë blerjen në furra dhe dyqane.

"Ta mbështesim nismën e gjimnazistëve! Ta bojkotojmë blerjen në furra dhe dyqane: bukë, byrek, brumëra, krofne dhe prodhime tjera të furrave. Le të ndalojmë blerjet për një ditë", publikuan ata në faqen e tyre të Fejsbukut.

Nga dita e shtunë platforma organizoi bojkot një ditësh në Konzum që përfundon sot. Ai zinxhir është zgjedhur në anketën në të cilën, sipas platformës, kanë marrë pjesë 144.732 qytetarë.

Pas Konzumit, zinxhiri i ardhshëm i shitjes me pakicë që do të bojkotohet një javë është Plodine. sa/

Остани поврзан