Kremlini e hodhi poshtë pretendimin e Trampit se rënia e çmimit të naftës do të ndihmojë për përfundimin e konfliktit në Ukrainë
- Kremlini sot i hodhi poshtë pretendimet e presidentin amerikan Donald Tramp se konflikti në Ukrainë mund të përfundojë me rënien e çmimit global të naftës.

Moskë, 24 janar 2025 (MIA) - Kremlini sot i hodhi poshtë pretendimet e presidentin amerikan Donald Tramp se konflikti në Ukrainë mund të përfundojë me rënien e çmimit global të naftës.
Duke folur onlajn nga Shtëpia e Bardhë në Forumin vjetor Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, Trampi mbrëmë tha se OPEK + e ndan përgjegjësinë për konfliktin pothuajse trevjeçar në Ukrainë, duke mbajtur çmimin e naftës shumë të lartë.
"Nëse çmimi ulet, lufta mes Rusisë dhe Ukrainës do të përfundojë menjëherë", tha Trampi. Energjia përbën një pjesë të madhe të ekonomisë ruse. Trampi ka kërcënuar se do të vendosë taksa, dogana dhe sanksione të ashpra ndaj Rusisë nëse nuk arrihet një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
I pyetur për mesazhin e Trampit, zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskovi sot tha se "konflikti nuk ka të bëjë me çmimin e naftës, konflikti është për shkak të kërcënimit ndaj sigurisë kombëtare të Rusisë, kërcënimit ndaj rusëve që jetojnë në ato territore dhe refuzimit të amerikanëve. dhe evropianëve të dëgjojnë shqetësimet e sigurisë së Rusisë".
Ai shtoi se presidenti rus Vladimir Putini mbetet i gatshëm për kontakte me Trampin.
I pyetur për të komentuar pretendimin e Trampit se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski është i gatshëm për një marrëveshje paqeje, Peskovi vuri në dukje vendimin e mëparshëm të liderit ukrainas për të refuzuar çdo bisedë me Moskën.
Peskovi tha se Kremlini me vëmendje i ndjek deklaratat e Trampit dhe theksoi se ai kishte vendosur një sërë sanksionesh gjatë mandatit të tij të parë, duke shtuar se Moska "mbetet e gatshme për dialog të barabartë, për dialog me respekt të ndërsjellë".
Foto: Arkivi i MIA-s