KQZ-ja emëroi anëtarë të 2.533 bordeve të vendvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka emëruar sot anëtarët e 2.533 vendvotimeve për 903 vendvotime në 38 komuna të Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Prishtinë, 30 janar 2025 (MIA) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka emëruar sot anëtarët e 2.533 vendvotimeve për 903 vendvotime në 38 komuna të Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Sipas vendimit të KQZ-së, numri i përgjithshëm i anëtarëve të emëruar të bordit që përfaqësojnë subjektet politike që kanë siguruar pjesëmarrjen në zgjedhje është rreth 15 mijë, nga të cilët më shumë se 12 mijë do të jenë në vendvotime të rregullta dhe mbi 200 në vendet për "votim me kusht".
KQZ ka emëruar më shumë se 2.300 anëtarë komisioni, të cilët do të jenë në grupet e numërimit të votave për deputetë në 38 qendra komunale.
Janë emëruar edhe anëtarë të vendvotimeve për 43 vendvotime në përfaqësitë diplomatike ku do të votohet më 8 shkurt. ls/