• сабота, 29 јуни 2024

Koshta: E marrë përgjegjësinë që të jem kryetar i ardhshëm i Këshillit Evropian

Koshta: E marrë përgjegjësinë që të jem kryetar i ardhshëm i Këshillit Evropian

Bruksel, 28 qershor 2024 (MIA) – Me një ndjenjë të fortë misioni, do të marrë përgjegjësinë për të qenë kryetari i ardhshëm i Këshillit Evropian, publikoi në Iks ish-kryeministri portugez Antonio Koshta, pasi mbrëmë vonë liderët e BE-së e zgjodhën në këtë detyrë.

"Unë do të angazhohem plotësisht në promovimin e unitetit midis të 27 vendeve anëtare dhe do të fokusohem gjithashtu në vendosjen e rrugës së duhur të agjendës strategjike, e cila u miratua nga Këshilli i BE-së dhe e cila do të japë udhëzime për Bashkimin Evropian për pesë vitet e ardhshme", theksoi Koshta në publikimin.

Ai falënderoi anëtarët e Këshillit Evropian për besimin në zgjedhjen e tij, Partinë e Socialistëve Evropianë (PES), e cila e propozoi atë për këtë pozitë dhe Qeverinë Portugeze për mbështetjen e tij për t'u zgjedhur.

"Jam i magjepsur me vendimin e Këshillit Evropian për të propozuar Ursula fon der Lajen për kryetar të  Komisionit Evropian dhe për të emëruar Kryeministrin e Estonisë si Përfaqësuese të Lartë të Unionit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë. Mezi pres bashkëpunim të ngushtë me ta në frymën e bashkëpunimit besnik ndërmjet institucioneve evropiane. Unë do të doja të falënderoja Sharll Mishell për angazhimin e tij të madh në Evropë dhe t'i uroj atij gjithë të mirat në pjesën e mbetur të mandatit të tij si kryetar i Këshillit të BE-së", tha Koshta.

Ai zyrtarisht do të marrë këtë detyrë më 1 dhjetor, kur i mbaron mandati Mishelit.

Në të njëjtën kohë, presidenti i Portugalisë, Marselo Rebelo de Sousa, tha se zgjedhja e Koshtës si kryetar i Këshillit Evropian është "një zhvillim i mrekullueshëm për Evropën dhe gjithashtu për Portugalinë".

Në një publikim në ueb-faqen e tij, Sousa tha se "përkushtimi i demonstruar i Koshtës ndaj projektit europian është një garanci që Këshilli Europian do të jetë në duar të mira”.

Liderët e BE-së zgjodhën mbrëmë vonë ish-kryeministrin portugez Antonio Kosta për kryetar të ri të Këshillit Evropian, emëruan kryetaren aktuale të Komisionit Evropian, gjermanen Ursula fon der Lajen për rizgjedhje në këtë post dhe propozuan kryeministrin estonez Kaja Kalas kandidate për Përfaqësuese të Lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë. ls/

Foto: IKS

 

Остани поврзан