• сабота, 22 февруари 2025

Koshta: E ardhmja e Ukrainës, Moldavisë dhe Ballkanit Perëndimor është në BE

Koshta: E ardhmja e Ukrainës, Moldavisë dhe Ballkanit Perëndimor është në BE

Bruksel, 4 shkurt 2025 (MIA) - Zgjerimi i BE-së me Ukrainën, Moldavinë dhe gjashtë vendet nga Ballkani Perëndimor është investimi më i mirë gjeostrategjik që të gjithë se bashku mund ta bëjmë paqen tonë, sigurinë dhe stabilitetin, porositi sot kryetari i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta.

"E ardhmja e tyre është në suaza të Bashkimit Evropian. Kjo dëshmon se BE-ja është atraktive dhe e fuqishme. Tnai kemi momentum të ri për zgjerimin. T'i krijojmë kushtet e nevojshme, nga të gjitha anët, dhe ta shfrytëzojmëa të", tha Koshta në fjalimin gjatë Konferencës vjetore të ambasadorëve të BE-së, të titulluar "Politika e jashtme e BE-së që reflekton", që po mbahet në Bruksel.

Koshta theksoi se sot përballemi me botë të fragmentizuar, polarizuar dhe parregullsi dhe kompleksitet, në të cilën u kthye politika e fuqisë, në të cilën disa punojnë në dobësim të rregullave të rendit ndërkombëtar dhe në të cilën Rusia e çrregulloi arkitekturën evropiane të sigurisë së pasluftës me agresionin e vet ndaj Ukrainës. 

Sipas tij, në një botë të këtillë të parregullsisë, të nuansave dhe pluralizimit, të rreziqeve dhe kërcënimeve, të multipolaritetit dhe paqartësisë, BE-ja duhet të jetë partnere e besueshme e cila siguron angazhime të parashikueshme dhe të qarta për rend të bazuar në rregulla.

Duke folur për luftën në Ukrainë, Koshta theksoi se ajo ishte e provokuar, shkaktoi vuajtje të mëdha njerëzore dhe eçrregulloi sovranitetin ukrainas dhe integritetin territorial dhe të drejtën e vendit për vetëvendosje.

Megjithatë, sipas tij, edhe përkundër të gjitha sfidave gjeopolitike, kjo nuk është botë në të cilën BE-ja duhet të dëshpërohet, por botë e cila i ofron mundësi për ndërtim, përforcim, revitalizim, zgjerim dhe prëforcim të marrëdhënieve bilaterale dhe multilaterale.

Ai shtoi se BE-ja do të angazhohet për rrespektim universal të së drejtës ndërkombëtare dhe rendit të bazuar në rregulla kudo qoftë - në Ukrainë, në Lindjen e Afërt, në Afrikë dhe sithsesi edhe në Danimarkë, aq më tepër nëse sillet në pikëpyetje integriteti territorial i një vendi anëtar të Bashkimit Evropian.

Në kushte të këtilla globale, sipas Koshtës, edhe përkundër parregullsisë dhe kompleksitetit BE-ja duhet të mbetet projekt i paqes, ndërsa një pjesë e saj duhet edhe të përforcohet në mbrojtje me qëllim të mbrojtjes së demokracive evropiane, qytetarëve dhe kufijve.

Koshta theksoi se BE-ja duhet të ndërmarrë përgjegjësi më të madhe për mbrojtjen e vet, në mënyrë që të garantojmë paqe të qëndrueshme në Evropë dhe për atë qëllim t'i përforcojë partneritetet më të rëndësishme, t'i rritë shpenzimet dhe investimet në mbrojtje.

"Bashkimi Evropian është aktor stabil ndërkombëtar, i sigurt, i besueshëm, i parashikueshëm. kemi ndjenjë të qartë për qëllim dhe rrugë të qartë përpara, të bashkaur dhe më të angazhuar. Edhe përkundër tërë parregullsisë dhe kompleksitetit në botë dhe përkundër pesimizmit dhe tendencës sonë ndonjëherë të dyshojmë në vetvete, me unitet mund t'ia dalim", konkludoi Koshta. ab/

Foto: Këshilli evropian

Остани поврзан