Koshta dhe Fon der Lajen: BE do të vazhdojë me mbëështetjen për Ukrainën derisa të arrihet një paqe e drejtë, gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme
- Bashkimi Evropian do të vazhdojë me bështetjen e vazhdueshme dhe të qëndrueshme për Ukrainën derisa të arrihet një paqe e drejtë, gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme, e cila do të rezultojë me një Ukrainë sovrane dhe të begatë dhe do të garantojë sigurinë e saj dhe të Evropës, tha kryetari i Këshillit Evropian Antonio Koshta dhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen në takim me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski.

Bruksel, 14 shkurt 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian do të vazhdojë me bështetjen e vazhdueshme dhe të qëndrueshme për Ukrainën derisa të arrihet një paqe e drejtë, gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme, e cila do të rezultojë me një Ukrainë sovrane dhe të begatë dhe do të garantojë sigurinë e saj dhe të Evropës, tha kryetari i Këshillit Evropian Antonio Koshta dhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen në takim me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski.
Siç kumtoi Këshilli Evropian, Kosta dhe Fon der Lajen shprehën gatishmërinë e BE-së për të forcuar pozicionin e Ukrainës përpara çdo negociate të ardhshme dhe për të ofruar garanci të forta sigurie për vendin.
"Ata e theksuan nevojën që evropianët të rrisin shpenzimet e mbrojtjes, të forcojnë aftësitë e tyre mbrojtëse dhe të ndihmojnë në forcimin e forcave të armatosura të Ukrainës.
Përfundimisht, kryetari Koshta dhe kryetarja Fon der Lajen e theksuan gatishmërinë e tyre për të intensifikuar punën për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, shtohet në kumtesën nga takimi i mbajtur në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih. ls/
Foto: Iks