Koshta: Anëtarët e BE-së dhe të NATO-s janë përgatitur t'i rrisin shpenzimet për mbrojtje në mbi dy për qind të BPV-së
- Njëzet e tre anëtare të BE-së, të cilat gjithashtu janë pjesë e NATO-s, me siguri do të pajtohen që t'i rrisin shpenzimet për mbrojtje mbi qëllimet aktuale prej dy për qind të BPV-së në samitin e Aleancës në qershor, që do të vendosë nivel të ri të shpenzimeve, tha kryeari i Këshillit të BE-së, Antonio Koshta.

Bruksel, 30 janar 2025 (MIA) - Njëzet e tre anëtare të BE-së, të cilat gjithashtu janë pjesë e NATO-s, me siguri do të pajtohen që t'i rrisin shpenzimet për mbrojtje mbi qëllimet aktuale prej dy për qind të BPV-së në samitin e Aleancës në qershor, që do të vendosë nivel të ri të shpenzimeve, tha kryeari i Këshillit të BE-së, Antonio Koshta.
Koshta dje deklaroi për servisin publik radiodifuziv portugez RTP se ka caktuar takim joformal të liderëve të BE-së për të hënën, në të cilin do të bisedojnë për investime në mbrojtje dhe siguri.
Në takim do të marrin pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute dhe kryeministri britanik, Kir Sarmer, tha Koshta.
Koshta theksoi se shpenzimet e kombinuara për mbrojtje të 23 vendeve të BE-së, të cilët janë gjithashtu anëtare të NATO-s, tashmë e plotësojnë qëllimin prej dy për qind, pasi që i kanë rritur ato shpërndarje për 30 për qind, pasi që Rusia e filloi pushtimin e tij në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. Ai tha se në samitin e NATO-s në qershor do të vendoset nëse shpenzimet do të rriten në tre ose pesë për qind të BPV-së.
Presidenti amerikan Donald Tramp, kryen presion ndaj aleatëve në NATO që t'i rrisin shpenzimet për mbrojtjen në pesë për qind të BPV-së. mb/
Foto: MIA