Koreja e Veriut kumtoi se do të vazhdojë t'i përforcojë forcat e saj bërthamore
- Ministria e Punëve të Jashtme e Koresë së Veriut kumtoi se Pheniani do t'i përforcojë forcat e veta bërthamore dhe kritikoi SHBA-në për përpjekjen për ta parandaluar atë, publikuan mediat shtetërore koreanoveriore.

Phenian, 18 shkurt 2025 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme e Koresë së Veriut kumtoi se Pheniani do t'i përforcojë forcat e veta bërthamore dhe kritikoi SHBA-në për përpjekjen për ta parandaluar atë, publikuan mediat shtetërore koreanoveriore.
Ministria, duke iu përgjigjur deklaratës së paradokohshme të përbashkët të Koresë së Jugut, SHBA-së dhe Japonisë se qëllimi i tyre është denuklearizimi i plotë i Koresë së Veriut, theksoi se Pheniani "do t'i përmbahet vazhdimisht linjës së re të përforcimit të fuqisë bërthamore", njoftoi KCNA.
Në kumtesë thuhet se "Koreja e Jugut, Japonia dhe SHBA-ja po nxisin konfrontime në Gadishullin korean". rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s