• сабота, 22 февруари 2025

Koreja e Veriut ka kritikuar Rubion dhe porositi se nuk do të tolerojë "provokime" nga SHBA-ja

Koreja e Veriut ka kritikuar Rubion dhe porositi se nuk do të tolerojë

Phenian, 3 shkurt 2025 (MIA) - Pheniani sot dërgoi kritika drejt Sekretarit amerikan të shtetit, Marko Rubio për shkak deklaratave të tij se Koreja e Veriut paraqet kërcënim për paqen.

Ministria e Jashtme koreanoveriore, kumtoi se vendi "kurrë nuk do të toleronte asnjë provokim nga SHBA-ja" dhe paralajmëroi "kundërmasa bindëse".

Kjo është kritika e parë e drejtpërdrejtë e Phenianit ndaj administratës së presidentit Donald Tramp.

"Ne kurrë nuk do të tolerojmë asnjë provokim nga SHBA-ja dhe do të ndërmarrim hapat e duhur për t'iu përgjigjur, ashtu siç bëjmë gjithmonë", deklaroi zëdhënësi i ministrisë, cituar nga agjencia shtetërore KCTA.

Komentet e Phenianit vijnë pasi Marko Rubio në një intervistë të fundit i quajti Korenë e Veriut dhe Iranin vende që kërcënojnë paqen botërore dhe me të cilën "duhet të përballemi" në vendimmarrjen ndërkombëtare.

"Sekretari amerikan i shtetit ka folur marrëzira kur e përshkroi Korenë e Veriut si një kërcënim për paqen", deklaroi zëdhënës i KCTA-së, duke i vlerësuar deklaratat e Rubios si "vërejtje armiqësore" të cilat kanë për qëllim "të dëmtojnë imazhin e një shteti sovran".

Pavarësisht thirrjeve nga Trampi, Koreja e Veriut javën e kaluar kumtoi se programi i saj bërthamor do të vazhdojë "në kohë të pacaktuar". rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

Остани поврзан