• сабота, 22 февруари 2025

Konstantinos Tasulas u zgjodh president i Greqisë

Konstantinos Tasulas u zgjodh president i Greqisë

Athinë, 12 shkurt 2025 (MIA) - Ish-kryetari i Kuvendit dhe kandidat nga Demokracia e Re në pushtet, sot pasdite me 160 vota "për" të deputetëve u zgjidh president i Greqisë gjatë votimit të katërt në Parlament për shef të shtetit, ku duhej njëri nga katër kandidatët të marrë së paku 151 vota, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Për Tasulas votoi i tërë grupi i deputetëve të Demokracisë së Re, gjithsej 156 deputetë, dy ish-anëtarë të partisë në pushtet, tani të pavarur, si dhe dy deputetë të pavarur.

Kumtimi i rezultateve nga kryetari i Parlamentit, Nikitas Kaklamanis dhe zgjedhja e Konstantinos Tasulait u shoqërua me duartrokitje nga deputetët e Demokracisë së Re.

Votimi ishte publik me thirrjen e secilit prej deputetëve të cilët patën dy opsione: ose të zgjedhin njërin nga kandidatët ose të deklarojnë se përmbahen.

Ish-kryetari i Parlamentit mori numër të njejtë të votave si edhe në tre votimet e mparshme, ndërkaq pati ndryshime në votat e kandidatëve të tjerë duke pasur parasysh atë që grupi i deputteëve të Së Majtës së Re (11 deputetë) dhe Kursi i Lirisë (6 deputetë) si edhe disa nga deputetët e pavarur vendosën të mungojnë në procedurën e zgjehdjes së kryetarit.

Më konkretisht, pas votimit të sotëm në të cilin morën pjesë 276 nga 300 deputetë:

Konstantinos Tasulas, i cili deri para një kohe ishte kryetar i Parlamentit, si propozim i Demokracisë së Re në pushtet sërish mori 160 vota.

Ish-ministri dhe profesori Tasos Janicis i propozuar nga SYRIZA mori 34 vota.

Për ish-deputeten dhe minsitren e PASOK-ut, Luka Kaceli, propozim i SYRIZA0s sot votuan 29 deputetë, përkundër 40-ve në tre votimet e kaluara.

për shkrimtarin Kostas Kirjaku, porpozim i partisë Fitorja sërish votuan 14 deputetë.

Të përmbajtur ishin 39, ndërsa munguan 24 deputetë.

Gjatë dy votimeve të para të mbajtura më 25 dhe 31 janar ishte e domosdoshme shumica prej dy të tretave në mënyrë që të zgjedhet presidenti, përkatësisht 200 nga 300 deputetë, ndërsa në votimin e tretë, të mbajtur të ebjten e kaluar, të domosdoshme ishin tre të pestat përkatësisht 180 vota "për".

Mandati pesëvjeçar i presidentes aktuale Katerina Sakelaropulu përfundon më 13 mars, kur presidneti i ri do të japë betimin solemn dhe do ta marrë funksionin. ab/

 

Остани поврзан