Konstantinos Tasulas u zgjodh president i Greqisë
- Ish-kryetari i Kuvendit dhe kandidat nga Demokracia e Re në pushtet, sot pasdite me 160 vota "për" të deputetëve u zgjidh president i Greqisë gjatë votimit të katërt në Parlament për shef të shtetit, ku duhej njëri nga katër kandidatët të marrë së paku 151 vota, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 12 shkurt 2025 (MIA) - Ish-kryetari i Kuvendit dhe kandidat nga Demokracia e Re në pushtet, sot pasdite me 160 vota "për" të deputetëve u zgjidh president i Greqisë gjatë votimit të katërt në Parlament për shef të shtetit, ku duhej njëri nga katër kandidatët të marrë së paku 151 vota, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Për Tasulas votoi i tërë grupi i deputetëve të Demokracisë së Re, gjithsej 156 deputetë, dy ish-anëtarë të partisë në pushtet, tani të pavarur, si dhe dy deputetë të pavarur.
Kumtimi i rezultateve nga kryetari i Parlamentit, Nikitas Kaklamanis dhe zgjedhja e Konstantinos Tasulait u shoqërua me duartrokitje nga deputetët e Demokracisë së Re.
Votimi ishte publik me thirrjen e secilit prej deputetëve të cilët patën dy opsione: ose të zgjedhin njërin nga kandidatët ose të deklarojnë se përmbahen.
Ish-kryetari i Parlamentit mori numër të njejtë të votave si edhe në tre votimet e mparshme, ndërkaq pati ndryshime në votat e kandidatëve të tjerë duke pasur parasysh atë që grupi i deputteëve të Së Majtës së Re (11 deputetë) dhe Kursi i Lirisë (6 deputetë) si edhe disa nga deputetët e pavarur vendosën të mungojnë në procedurën e zgjehdjes së kryetarit.
Më konkretisht, pas votimit të sotëm në të cilin morën pjesë 276 nga 300 deputetë:
Konstantinos Tasulas, i cili deri para një kohe ishte kryetar i Parlamentit, si propozim i Demokracisë së Re në pushtet sërish mori 160 vota.
Ish-ministri dhe profesori Tasos Janicis i propozuar nga SYRIZA mori 34 vota.
Për ish-deputeten dhe minsitren e PASOK-ut, Luka Kaceli, propozim i SYRIZA0s sot votuan 29 deputetë, përkundër 40-ve në tre votimet e kaluara.
për shkrimtarin Kostas Kirjaku, porpozim i partisë Fitorja sërish votuan 14 deputetë.
Të përmbajtur ishin 39, ndërsa munguan 24 deputetë.
Gjatë dy votimeve të para të mbajtura më 25 dhe 31 janar ishte e domosdoshme shumica prej dy të tretave në mënyrë që të zgjedhet presidenti, përkatësisht 200 nga 300 deputetë, ndërsa në votimin e tretë, të mbajtur të ebjten e kaluar, të domosdoshme ishin tre të pestat përkatësisht 180 vota "për".
Mandati pesëvjeçar i presidentes aktuale Katerina Sakelaropulu përfundon më 13 mars, kur presidneti i ri do të japë betimin solemn dhe do ta marrë funksionin. ab/