Kongresi e miratoi propozim ligjin e parë të Trampit për arrestimin e emigrantëve të paligjshëm
- Dhoma përfaqësuese e Kongresit amerikan e miratoi propozim-ligjin e parë të presidentit Donald Tramp, i cili kërkon arrestimin e emigrantëve të paligjshëm të akuzuar për vjedhje dhe krime të dhunshme.

Uashington, 23 janar 2025 (MIA) - Dhoma përfaqësuese e Kongresit amerikan e miratoi propozim-ligjin e parë të presidentit Donald Tramp, i cili kërkon arrestimin e emigrantëve të paligjshëm të akuzuar për vjedhje dhe krime të dhunshme.
Ligji është miratuar me 263 vota "pro" dhe 156 "kundër", me mbështetje të 46 demokratëve dhe 217 republikanëve.
Ai propozim, i emëruar sipas Lejken Rajlli, vajzës ng Xhorxhia e cila u vra vitin e kaluar nga një emigrant i paligjshëm nga Venezuela, tani duhet të nënshkruhet nga Trampi para se të hyjë në fuqi. ls/