• сабота, 22 февруари 2025

Kongo: 900 njerëz e humbën jetën në luftimet në qytetin Goma

Kongo: 900 njerëz e humbën jetën në luftimet në qytetin Goma

Goma, 3 shkurt 2025 (MIA) - Së paku 900 njerëz u vranë javën e kaluar në luftimet mes forcave qeveritare të Kongos dhe kryengritësve të mbështetura nga Ruanda në qytetin e Kongos, Goma, kumtoi sot Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH).

OBSH informon se së paku 900 trupa janë gjetur në rrugët e Gomas pas luftimeve pesëditore në të cilat kryengritësit M23 e morën kontrollin ndaj qytetit.

OBSH kumtoi se në luftimet janë lënduar pothuajse 2.900 njerëz.

KB dhe qeveria e Kongos paraprakisht kumtuan se në Goma jetën e kanë humbur 773 persona.

Kryengritësit M23 janë mbështetur prej rreth 4.000 ushtarëve nga Ruanda fqinje, sipas ekspertëve të KB-së, shumë më shumë se në vitin 2012, kur për herë të parë e morën Goman.

Ata po luftojnë për kontrollin në Kongon lindore, pjesë e vendit e pasur me minerale. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан