• сабота, 22 февруари 2025

Konferenca vjetore e euroambasadorëve: "Politika e jashtme e BE-së që ofron"

Konferenca vjetore e euroambasadorëve:

Bruksel, 3 shkurt 2025 (MIA) – Mbi 145 shefa të delegacioneve dhe zyrave dhe të misioneve ushtarake dhe civile të BE-së përgjatë botës, përfaqësuesit dhe të dërguarit specialë të bllokut dhe udhëheqësve të përfaqësive të Komisionit Evropian në të gjitha 27 vendet anëtare, do të grumbullohen në Konferencën Vjetore të ambasadorëve të Bashkimit Evropian, që prej sot e deri të premten do të mbahet në Bruksel.  

Konferenca, nikoqir i të cilës për herë të parë do të jetë përfaqësuesja e re e lartë e Unionit për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë Kaja Kallas, këtë vit është titulluar “Politika e jashtme e BE-së që ofron”. 

Diskutimet në tubim do të jenë të fokusuara në avancimin e prioriteteve të jashtme politike të BE-së në kushte të ndryshimeve të rëndësishme gjeopolitike në botë të shkaktuara nga agresioni rus ndaj Ukrainës, konflikti në Lindjen e Mesme dhe rënia e regjimit Bashar Asad në Siri. 

Ambasadorët e BE-së do të kenë mundësinë të debatojnë me drejtuesit e institucioneve evropiane dhe pjesëmarrësit e tjerë në tubim për reagimin e Bashkimit Evropian ndaj zhvillimeve dhe sfidave përtej kufijve të tij dhe të ndajnë njohuritë dhe pikëpamjet e tyre nga terreni. Konferenca do të hapet nga Kallas me një fjalim para ambasadorëve të BE-së kushtuar prioriteteve dhe detyrave strategjike të BE-së për muajt dhe vitet e ardhshme. Në vazhdimin e nesërm të Konferencës, të pranishmëve do t'u drejtohen edhe kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, shefja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola.

Në ditët në vijim në kuadër të Konferencës do të mbahen shumë sesione kushtuar politikës së jashtme, sigurisë, mbrojtjes dhe zgjerimit të Unionit, të kërcënimeve hibride dhe manipulimit me informacione, të përgjigjes së krizave të BE-së, të tranzicionit digjital, diplomacisë publike, si dhe të mundësive të bllokut për bashkëpunim më të afërt me aleatët e saj. 

Në kuadër të këtyre sesioneve, ambasadorët e BE-së do të kenë mundësinë të shkëmbejnë mendime me zëvendës kryetaret ekzekutive të Komisionit Evropian për një Tranzicion të pastër, të drejtë dhe konkurruese, Teresa Ribera Rodriguz dhe për Sovranitetin Teknologjik, Sigurinë dhe Demokracinë Hena Virkunen, si dhe me Komisionerët Evropianë për Tregtinë, Sigurinë Ekonomike, marrëdhëniet ndërinstitucionale dhe transparencën Marosh Shefçoviç, për Mesdheun Dubravka Shuica, për partneritetet ndërkombëtare Josef Sikela, për barazinë, gatishmërinë dhe menaxhimin e krizave Hadja Labib, për zgjerimin Marta Kos, për demokracinë, drejtësinë, sundimin e ligjit dhe mbrojtjes së konsumatorëve Majkëll Mekragt, për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin Magnus Bruner dhe Mbrojtjes dhe Hapësirës, Andrius Kubilius.

Në një pjesë të sesioneve nga Konferenca e ambasadorëve do të marrin pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, zëvendës sekretari i përgjithshëm i KB-së, Amina Mohamed dhe kryetarja e Bankës Evropiane të Investimeve, Nadia Kalvinjo.

Konferenca e ambasadorëve të BE-së është ngjarje vjetore e paramenduar si tubim për shkëmbim të mendimeve dhe qëndrimeve mes pjesëmarrësve për politikën e jashtme, aktivitetet, ngjarjet globale dhe prioritetet strategjike të BE-së. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан