Konferenca e 10-të ndërkombëtare jubilare e organizuar nga Banka Popullore
- Guvernatorët e bankave qendrore, përfaqësues të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe komuniteti akademik ndërkombëtar do të flasin për një sërë çështjesh aktuale në Konferencën e 10-të ndërkombëtare jubilare të sotme me temë "Bankat Qendrore dhe puna bankare qendrore në një mjedis kompleks: shfaqja e përkushtimit dhe ruajtja e besueshmërisë", e cila tradicionalisht organizohet nga Banka Popullore, këtë vit në bashkëpunim me Komitetin për transofrmim të Breton Vuds (KPBV).
Shkup, 1 tetor 2024 (MIA) - Guvernatorët e bankave qendrore, përfaqësues të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe komuniteti akademik ndërkombëtar do të flasin për një sërë çështjesh aktuale në Konferencën e 10-të ndërkombëtare jubilare të sotme me temë "Bankat Qendrore dhe puna bankare qendrore në një mjedis kompleks: shfaqja e përkushtimit dhe ruajtja e besueshmërisë", e cila tradicionalisht organizohet nga Banka Popullore, këtë vit në bashkëpunim me Komitetin për transofrmim të Breton Vuds (KPBV).
Siç informojnë nga Banka Popullore, konferencën e nivelit të lartë do ta hapin me fjalime presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova dhe përfaqësuesit kryesorë të institucioneve organizatore, guvernatorja Anita Angelovska-Bezhoska dhe drejtori ekzekutiv i KPBV-së, Marku Uzan.
Fjalim hyrës në Konferencë do të ketë edhe drejtori i Fondit mondetar ndërkombëtar për Evropë, Alfred Kamer. Gjithashtu, në Konferencë do të marrin pjesë edhe guvernatorët e Molldavisë, Sllovenisë, Kroacisë, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës, anëtar i Bordit të Bankës Qendrore të Lituanisë, kryesuesi i Autoritetit Bankar Evropian, drejtori ekzekutiv i Aleancës për përfshirja financiare, përfaqësues të lartë të Bankës Botërore, Bankës Evropiane të Investimeve (EIB), Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bankës Qendrore Evropiane (BQE), si dhe institucioneve të tjera të njohura ndërkombëtare dhe përfaqësues akademikë. ls/
Foto: Banka Popullore