• понеделник, 28 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Konferencë ndërkombëtare me rastin e Ditës së Verifikimit të Fakteve - 2 Prilli

Konferencë ndërkombëtare me rastin e Ditës së Verifikimit të Fakteve - 2 Prilli

Shkup, 2 prill 2025 (MIA) – Metamorfozis dhe Rrjetit Ballkanik për Luftë Kundër Dezinformatave sot me një konferencë ndërkombëtare në Shkup do ta shënojnë Ditën e Verifikimit të Fakteve – 2 Prilli, në të cilën do të diskutohet për rreziqet informative në kohë të ndryshimeve globale. 
 
Konferenca “Qasje gjithëpërfshirëse e gjithë shoqërisë drejt mbrojtjes së demokracisë” do të përbëhet nga katër panel diskutime dhe fjalime të përfaqësuesve të lartë të BE-së dhe NATO-s me çka do të prezantohet edhe raporti i BE-së për kërcënime nga manipulime të huaja dhe përzierje në sferën informative. 
 
Ngjarjen, siç bënë të ditur organizatorët, do ta hapin zëvendësambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Ben Nupnau, zëvendësambasadorja e Mbretërisë së Holandës, Manon Xhensen, koordinatori i Rrjetit Ballkanik për Standarde për Kontroll të Fakteve Stefan Mundges dhe drejtori ekzekutiv i Metamorfozis, Bardhyl Jashari.

Pritet edhe video paraqitje nga Boris Rute, ndihmës sekretar i përgjithshëm i NATO-s për çështje politike dhe politikë të sigurisë. 

Në panel diskutimin e parë do të bëhet kontroll gjeopolitik i kërcënimeve informative në nivel global dhe rajonal, përderisa diskutimi i dytë i kushtohet temës integritet i zgjedhjeve përkundër kërcënimeve informative, me çka folësit do të ndajnë përvoja dhe rekomandime nga Ballkani Perëndimor dhe BE.

Paneli i tretë do t’i analizojë situatat me kontrollin e fakteve dhe moderimin e përmbajtjeve në mediat sociale, përderisa paneli i katërt, thonë organizatorët, do t’i kushtohet metodave për shkeljen e rrjedhës së dezinformatave përmes mekanizmave të përgjegjësisë shoqërore koorporative, duke prezantuar përvoja për përfshirje të sektorit afarist për integritetit të informacioneve. 

Folës do të jenë përfaqësues të shquar të institucioneve euroatlantike, gazetarë dhe ekspertë nga rajoni dhe nga BE-ja të cilët merren me rreziqe informative, duke përfshirë pjesëmarrës nga Holanda, Finlanda, Belgjika, Letonia, Ukraina, Shqipëria, Serbia, Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Kroacia, Sllovenia, Sllovakia, Rumania, Turqia, Greqia dhe Qiproja.

Rrjeti Ballkanik Kundër Dezinformatave u themelua në vitin 2020 nga organizata për kontroll të fakteve dhe gazetarisë nga i gjithë rajoni, si nga vendet kandidate për në BE ashtu edhe nga vendet anëtare të BE-së, duke përfshirë Metamorfozis dhe Media Inovative (Maqedonia e Veriut), CRTA (Serbi) dhe Faktoje (Shqipëri). Anëtarët e saj i përmbahen Deklaratës e cila afirmon lirinë e shprehjes në format e saj të ndryshme. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан