Komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa, me mbetje të borës në vendet më të larta
- Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa, në disa vende më të larta në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit me mbetje të borës në rrugë pas ndërhyrjes së ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë, kumtoi LAMM.

Shkup, 7 prill 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa, në disa vende më të larta në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit me mbetje të borës në rrugë pas ndërhyrjes së ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë, kumtoi LAMM.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Aksi rrugor Krushevë - fshati Divjac i Poshtëm - fshati Koçishë është mbyllur për të gjitha llojet e komunikacionit që nga 4 prilli i këtij viti, për shkak se është e pasigurt për qarkullim dhe mund të përdoret rruga rajonale fshati Pusta Rekë - Krushevë.
Në kuadër të ndërtimit të Korridorit 10D, në drejtimin rrugor Prilep – Manastir është duke u zhvilluar një regjim i përkohshëm i komunikacionit, ku lëvizja e automjeteve do të ridrejtohet përgjatë rrugës rajonale Prilep – Manastir, nga pjesa e kryqëzimit Lagovë deri në Topolçan. Sipas njoftimit të Viadujt Trejt SHPKNJP – Gostivar, ky regjim kohor ka filluar më 03.04.2025 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e aktiviteteve ndërtimore.
Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut kombëtar të Galiçicës, nga data 15.11.2024 është i mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve.
Ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, afër Bashino Sellës është e mbyllur për të gjitha llojet e qarkullimit.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s