• сабота, 22 февруари 2025

Komunikacioni po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata

Komunikacioni po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata

Shkup, 10 shkurt 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizmit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, posaçërisht nëpër gryka malore, lugina lumenjsh, ku ka mundësi për paarqitje të shembjeve.

"Kjo posaçërisht u rreferohet akseve Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë", thekson LAMM.

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан