Komunikacioni nëpër rrugë kryesisht të lagështa, dukshmëri e zvogëluar në rrugën Gjevgjeli - VK Bogorodicë
- Komunikacioni në rrugët shtetërore në mëngjes po zhvillohet në kushte të dimrit, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Dukshmëri e zvogëluar deri 60 metra për shkak të mjegullës ka në aksin rrugor Gjevgjeli - vendkalimi kufitar "Bogorodicë".
Shkup, 3 shkurt 2026 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore në mëngjes po zhvillohet në kushte të dimrit, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Dukshmëri e zvogëluar deri 60 metra për shkak të mjegullës ka në aksin rrugor Gjevgjeli - vendkalimi kufitar "Bogorodicë".
"Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e jonë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti", informoi LAMM.
Rekomandohet shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit, drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. bsh/
Foto: MIA arkiv