• сабота, 22 февруари 2025

Komunikacioni në rrugë po zhvillohet në kushte dimërore, pa ndërprerje dhe nëpër rrugë kryesisht të thata

Komunikacioni në rrugë po zhvillohet në kushte dimërore, pa ndërprerje dhe nëpër rrugë kryesisht të thata

Shkup, 22 shkurt 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. 

Nga atjet përkujtojnë se ka ndryshim në komunikacion në autostradën A1, aksi Demir Kapi - Smokvicë. Në këtë rrugë prej 20 shkurtit deri më 31 maj të këtij viti, për shkak të kryerjes së rikosntruimittë gypit të majtë të tunelit në Tunel T2 do të ketë ndryshim të përkohshëm në komunikacion. Gypi i majtë i tunelit T2 është mbyllur tërësisht për komunikacion, ndërsa komunikacioni tërësisht është rikahëzuar në gypin e djathtë të tunelit me zhvillim dykahësh të komunikacionit.

Nga data 15.11.2024 fillon detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në vetura, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2025. 

Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

fotо МIА arkivi

 

 

Остани поврзан