"Komersant": Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë nesër në Riad
- - Negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë do të fillojnë më 18 shkurt në Riad, me pjesëmarrjen e një delegacioni zyrtar rus, publikoi mbrëmë gazeta ruse "Komersant".

Moskë, 17 shkurt 2025 (MIA) - Negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë do të fillojnë më 18 shkurt në Riad, me pjesëmarrjen e një delegacioni zyrtar rus, publikoi mbrëmë gazeta ruse "Komersant".
Gazeta nuk publikoi se cilët do të jenë anëtarët e delegacionit rus në negociatat në Arabinë Saudite, duke thënë se në Telegram janë paraqitur informacione për përgatitje të ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov për vizitë në Arabinë Saudite.
Pritet që sekretari amerikan i shtetit Marko Rubio, këshilltari i sigurisë kombëtare Majk Uollc dhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për Lindjen e Mesme, Stiv Uitkof pritet të marrin pjesë si përfaqësues të SHBA-së në negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s