• сабота, 22 февруари 2025

Kolona protestuese të studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme nëpër rrugët e Beogradit të Ri, deputetë të arrestuar që e kanë bllokuar autostradën afër Novi Sadit

Kolona protestuese të studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme nëpër rrugët e Beogradit të Ri, deputetë të arrestuar që e kanë bllokuar autostradën afër Novi Sadit

Beograd/Novi Sad, 24 janar 2025 (MIA) - Dy kolona të mëdha të studentëve, qytetarëve dhe nxënësve të shkollave të mesme që protestojnë, janë takuar në vendin e quajtur Brankov most rreth orës 12, ndërsa pastaj së bashku janë nisur drejt rrugëve të beogradit të Ri.

Një parrullë e madhe me mbishkrimin "Nga të dy anët e lumit", i bartur nga studentët të cilët paraprakisht e kanë bllokuar trafikun para Qeverisë serbe, i është bashkëngjitur parrullës "Qyteti është i yni", ku janë takuar dy kolonat, që e kanë bartur nxënësit në kolonën që kishte ardhur nga drejtimi i Zemunit dhe Beogradit të Ri, kryesisht nxënës të shkollave të mesme.

Pjesëmarrësit në kolonë kanë brohoritur herë pas here "Grevë e përgjthshme" gjatë shëtitjes nëpër Beograd të Rii.

Disa deputetë dhe këshilltarë të opozitës, të cilët sot kanë bllokuar autostradën afër Novi Sadit, janë ndaluar në vetura të policisë dhe janë dërguar për "procedurë urgjente", ka njoftuar në rrjetet sociale nënkryetarja e Partisë për Liri dhe Drejtësi, Marinika Tepiq.

"Na ndanë". Deputetët dhe këshilltarët dhe kolegët tanë krahiorë Milan Vasiljeviq, Vladimir Vrsajkov, Dejan Çortan, Dejan Vërsajkov po merren me veturë të policisë pas procedurës urgjente gjyqësore - për kundërvajtje. Edhe deputetja e krahinës Mara Puskas është në një automjet të veçantë policie pas meje”, ka shkruar Tepiq. mb/

Foto: Iks

 

 

 

Остани поврзан