• среда, 10 декември 2025

Kocevski për Komisionin Anketues për tragjedinë në Koçan: Personalisht besoj se në këtë fazë nuk duhet të ketë Komision Anketues, sepse disa prova dhe dëshmitarë mund të komprometohen

Kocevski për Komisionin Anketues për tragjedinë në Koçan: Personalisht besoj se në këtë fazë nuk duhet të ketë Komision Anketues, sepse disa prova dhe dëshmitarë mund të komprometohen

Shkup, 9 dhjetor 2025 (MIA) - Prokurori Publik Republikan, Lupço Kocevski beson se në këtë fazë nuk duhet të ketë Komision Anketues në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për tragjedinë në Koçan, sepse siç thonë disa dëshmitarë dhe prova mund të komprometohen. Kocevski ka marrë edhe kërkesë zyrtare nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashi për Komisionin Anketues.

"Në lidhje me formimin e Komisionit Anketues pata një kërkesë zyrtare nga kryetari Gashi dhe u shpreha me shkrim dhe atë që thashë në disa nga mediat, për mua personalisht, besoj se në këtë fazë nuk duhet të ketë Komision Anketues, sepse prova dhe dëshmitarë të caktuar mund të kompromentohen, duke pasur parasysh se është duke u zhvilluar një procedurë gjyqësore. Ajo që ishte një kërkesë nga kryetari i Kuvendit mbulonte pothuajse të njëjtat çështje që po zhvillon Prokuroria Publike, për këto arsye besoj se nuk është e përshtatshme të zhvillohen dy procedura paralele në këtë kohë", tha Kocevski.

I pyetur nëse kjo do të thotë që hetimi i prokurorisë nuk ishte i plotë dhe gjithëpërfshirës, ​​pra tani ekziston një Komision Anketues, Kocevski thotë "Nuk do të thoja kështu", dhe hetimi për tragjedinë në diskotekën "Puls" të Koçanit ishte gjithëpërfshirës.

"Nuk do të thoja. E dini se vetë hetimi ishte shumë përfshirës u angazhuan shumë prokurorë publikë dhe morën një vendim prokurori publik kundër të pandehurve, të cilët janë edhe tani të përfshirë në vetë aktakuzën. Lidhur me këtë të fundit ju thashë se do të dalë një vendim i ri prokurori publik, ndërsa në lidhje me personat tjerë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike,  në vijim është hetimi në Prokurorinë Publike kompetente", thotë Kocevski.

Sa i përket njoftimit të kryeministrit Hristijan Mickoski se shumë shpejtë do të fillojë procedura për shkarkimin e tij nga detyra prokurori publik republikan Kocevski, thotë se e jep komentin e njejtë që e ka dhënë edhe para disa muajsh, se është thotë ai, vendim i tyre politik.

"Unë edhe më tutje do të vazhdoj të punoj me ndershmëri, nder dhe ligj. Pra, nuk kam çfarë të them për atë pjesë. Thashë të njëjtën gjë, por është një vendim politik. Sipas ligjit aktual, duhet të kisha kryer një shkelje të rëndë disiplinore. Këshilli i Prokurorëve Publik arriti në përfundimin se nuk është kryer asnjë shkelje e rëndë disiplinore nga ana ime. Procedura pastaj shkon në Qeveri, domethënë Qeveria mund ta paraqesë atë në Kuvend. Kjo nuk është kompetencë e imja", tha Kocevski. sa/

Foto. MIA Arkivi

 

Остани поврзан